Trajneri italian: Juve - Inter dhuron emocione

Futboll

Trajneri italian: Juve - Inter dhuron emocione

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:47
Lippi

Juventus pret të dielën në mbrëmje Interin.

Një sfidë e cila është konsideruar si një duel direkt për titullin në Serie A duke qenë se aktualisht zikaltërit udhëheqin kampionatin me vetëm dy pikë nga Juventusi dhe bardhezinjtë duken të paktën për momentin si e vetmja skuadër që mund t’i hapë punë zikaltërve.

Megjithatë, për Marcello Lippin, trajner që i ka trajnuar të dyja skuadrat, kjo ndeshje nuk është vendimtare pasi është ende herët dhe sezoni mbetet i gjatë.

“Pres një ndeshje të hapur dhe që i ka të treja rezultatet. Inter dhe Juventus janë dy skuadra që janë superiore nga pjesa tjetër, megjithatë unë besoj se sfida e së dielës nuk është vendimtare për titullin.

Është një rrugëtim i gjatë për të mbërritur te titulli kampion. Zikaltërit janë shumë të fortë, ndërsa bardhezinjtë kanë avantazhin që nuk luajnë në Kupat e Europës”, u shpreh Lippi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat