Statistikat, çfarë duhet të dini për derbin City - Liverpool

Futboll

Statistikat, çfarë duhet të dini për derbin City - Liverpool

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:52
Guardiola e Klopp

Manchester City dhe Liverpool ndeshen sot në 13:30 në një duel sfidë të madhe, e cili pritet të dhurojë një spektakël i madh.

City është i motivuar pasi synon ta mposht Liverpoolin në dy ndeshje radhazi të kampionatit për herë të parë që nga një seria e katër fitoreve radhazi midis vitit 1935 dhe 1937.

Ndërsa fitorja e vetme e Liverpoolit në 14 ndeshjet e fundit të Premier Ligës në transfertë ndaj Cityt ka qenë ajo e mbyllur 4-1 në nëntor 2015, në sezonin e parë të Jyrgen Klopit në “Anfield” (5 barazime, 8 humbje).

Statistikat

Një fitore e 24-t radhazi në shtëpi në të gjitha garat për Manchester Cityn do të barazonte rekordin e vendosur nga një klub anglez, i cili mbahet nga Sunderlendi mes vitit 1890 dhe 1892.

Skuadra e fundit mike që shmangu humbjen në “Etihad” ishte fqinji i Liverpoolit, Evertoni, në një barazim 1-1 më 31 dhjetor 2022.

City do të kërkojë të barazojë një rekord klubi, duke shënuar të paktën tre herë në gjashtë ndeshje radhazi të kampionati dhe kupave.

Erling Haaland ka shënuar 49 gola në Premierligë. Ai ka luajtur vetëm 47 ndeshje në kampionat. Rekordi për arritjen e 50 golave në më pak ndeshje mbahet nga Endi Col (65 ndeshje).

Haaland i ka shënuar 19 nga 21 skuadrave me të cilat është përballur në Premier Ligë. Përjashtim bëjnë vetëm Liverpooli dhe Brentfordi, megjithëse ai ka shënuar kundër “reds”-ave në Kupën Qarabao dhe me Red Bull Salzburgun në Champions.

“Reds”-at u mundën 2-1 në Tottenham në shtator, por kjo është humbja e tyre e vetme në 23 ndeshje të Premier Ligës (15 fitore, 7 barazime).

Liverpooli është pa fitore në tre ndeshjet e fundit jashtë dhe nuk ka arritur të mbajë portën e paprekur në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, duke pësuar gjithsej 12 gola.

Ata kanë fituar vetëm një pikë nga gjashtë ndeshjet e fundit në transfertë të kampionatit kundër kampionëve në fuqi, që kur mposhtën Chelsean në tetor 2015, për t’i dhënë Jurgen Kloppit fitoren e tij të parë në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat