Dembele: Ndaj Monacos bëmë një ndeshje të shkëlqyer

Futboll

Dembele: Ndaj Monacos bëmë një ndeshje të shkëlqyer

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:53
Dembele

Anësori i PSG-së, Ousmane Dembele, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Monacos.

Kampionët në fuqi të Francës, mbrëmë mundën Monaco-n (5-2), duke bërë edhe një hap të madh në garën për të mbrojtur titullin e kampionit në Francë.

Ish-futbollisti i Barcelonës, pas ndeshjes tha se PSG bëri një ndeshje të shkëlqyer.

Ai tha se është i lumtur me golin e shënuar, por sipas tij, gjeja më e rëndësishme është fitorja.

“Në përgjithësi ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer”, tha ai.

“Monaco është një ekip që përpiqet të luajë dhe na shtyu që të bëjmë disa gabime të vogla, por kjo është pjesë e futbollit. Ne u ngritëm shumë shpejt”, ka theksuar Demebel.

“Goli i shënuar? Është i bukur, jam i lumtur, por gjëja më e rëndësishme është që skuadra të vazhdojë të rritet dhe të përmirësohet”, ka përfunduar reprezentuesi francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat