Anulohet ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Lirisë

Futboll

Anulohet ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Lirisë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Lirisë në kuadër të Superligës së Kosovës është anuluar si pasojë e motit të ligë.

Reshjet e borës kanë bërë që stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas të jetë terren i papërshtatshëm për lojë, kështu që ajo është anuluar.

Lajmin e kanë konfirmuar tifo-grupi prizrenas “Arpagjik’t Prizren”, ku në një foto të postuar në “Facebook” shkruhej “Për shkak të kushteve atmosferike ndeshja anulohet”.

Image
Njoftimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat