Mourinho: Këtyre te Roma iu mungon mamaja!

Futboll

Mourinho: Këtyre te Roma iu mungon mamaja!

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 13:13
Mourinho

Trajneri i Romës, Jose Mourinho foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në Serie A ndaj Udineses në Olimpico. Portugezi kërkoi më shumë nga lojtarët e tij sidomos në ndeshjet që luhen jashtë shtëpisë.

Tekniku 60-vjeçar u shpreh se i mungon koha kur në drejtimin e skuadrave të tjera luante në transfertë dhe provokonin tifozeritë kundërshtare. Sipas Mourinhos në këtë formë i gjithë ambienti karikohej edhe më shumë për të marrë rezultate pozitive.

“Jam i sigurt se kjo skuadër mund të bëjë më shumë se kaq. Ky klub dhe këta tifozë meritojnë më shumë. Përgjithësisht në ndeshjet shtëpiake bëjmë mirë, por në transfertë mungon pak mentaliteti, ai që unë e kam pasur gjatë gjithë karrierës.

Duhet shijuar edhe ajo atmosfera kur luan jashtë, me disa klube më shumë më pëlqente të luaja jashtë shtëpisë. Ishim një “tufë” banditësh. Këtu te Roma i shijojnë shumë pak ndeshjet jashtë fushe. Ka nga ata që iu mungon mamaja, babai apo gjyshja që i përkëdhel.

Kam pasur skuadra të cilat provokonin tifozët kundërshtarë në ndeshjet jashtë shtëpisë, i provokonin që në autobuz.

Donim të bënim rrëmujë dhe kështu motivoheshim më shumë. Kishte personalitet dhe këtu te Roma duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Duhet të bëjmë më shumë”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat