Mourinho: Dënimi i UEFA-s pas finales së Budapestit më bëri edhe më shumë tifoz i Romës

Futboll

Mourinho: Dënimi i UEFA-s pas finales së Budapestit më bëri edhe më shumë tifoz i Romës

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 13:42
Mourinho

Ndërsa tifozët e Romës përpiqen ta ‘blindojnë’ duke i kërkuar ‘Friedkins’ me pankartë të shfaqur në ‘Trigoria’ për të rinovuar kontratën e tij që skadon, José Mourinho ‘ndez’ verdhekuqtë me deklaratat e bëra në mikrofonat e Tg1, në një intervistë të transmetuar gjatë emisionit “Tv7”.

Kështu “Special One” foli për skualifikimin maksimal që iu bë pas kritikave të ashpra ndaj arbitrit Taylor, mbas finales së “Europa League”, të humbur me penallti kundër Sevilla në Budapest: “Ai dënim më bëri të ndihem mirë nga pikëpamja emocionale, më bëri të ndihem si njeriu që përfaqësonte ndjenjën e të gjithë tifozëve romakë.

Skuadra humbi pak pa mua, ne kemi një staf teknik me të cilin punoj shumë mirë, kuptohemi mirë, ata janë në gjendje të hyjnë në trurin tim dhe të dinë çfarë mendoj në një moment të caktuar. Ajo që mund t’i jap skuadrës do të thotë gëzim për mua, ky është habitati im natyror. Më pëlqen ta shikoj një ndeshje dhe të mos jem në stol, atje nuk e ndjej presionin. Duke qenë jashtë, do t’ju them të vërtetën, është e lehtë për ta analizuar, por nuk është kështu për mua”.

Një histori e vërtetë dashurie mes “Special One” dhe “Curva Sud”: “Edhe bosh, vendi i tyre në stadium është i bukur, – thotë Mourinho duke buzëqeshur. – Këta njerëz janë fantastikë. Kur më pyesin se cila është baza më e mirë e tifozëve që kam pasur, nëse krahasoj, kam pasur shumë të mrekullueshëm, Inter, Real Madrid, Chelsea, por nuk kemi humbur kurrë, në thonjëza.

Këta njerëz këtu, nëse humbet në minutën e 90-të në shtëpi kundër Lecce, “Curva” është plot dhe njerëzit vazhdojnë pas skuadrës. Nëse humb një ndeshje të tmerrshme në Pragë, diku tjetër njerëzit vijnë për të të bollkuar, stadiumi ishte sërish plot, nuk dukej sikur ishim larg shtëpisë. Këta njerëz janë të pabesueshëm.

Kam përjetuar dhoma të ndryshme të zhveshjes. Këtu ndjeshmëria është shumë e lartë, respekti mes nesh, diskutimi është shumë i hapur. Nuk jam trajner i ëmbël, por kritik, agresiv, kërkues. Përpara ndeshjeve përgjithësisht jam në zyrën time, iu lë hapësirë ​​lojtarëve të flasin me njëri-tjetrin, pa ndjerë praninë time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat