A do të nënshkruan për një barazim?

Futboll

A do të nënshkruan për një barazim?

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 13:58
Simone Inzaghi

Prag derbi italian për Simone Inzaghin.

Trajneri i Interit, i cili vjen në ndeshjen kundër Juventusit i pari në renditje dhe me dy pikë avantazh ndaj bardhezinjve, e prezantoi ndeshjen në një konferencë për shtyp nga Pinetina.

 Nesër do të garojnë dy mbrojtjet më të mira dhe dy skuadrat që kanë shënuar më shumë. Cilat tipare të përbashkëta ekzistojnë?

Nesër do të jetë një ndeshje e madhe, në një stadium të mbushur plot. Luan i pari kundër të dytit në renditje, të gjithë e dimë se çfarë do të thotë Juve-Inter. Patjetër do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Të dyja po grumbullojnë pikë, kanë formacione të ngjashme. Do të synojmë të dalim sa më mirë në duelet individuale.

A do të nënshkruan për një barazim?

"Jo, kurrë nuk nënshkruaj për barazim në futboll, përveç në një ndeshje kthimi, pasi e kam fituar të parën.

Ne do të shkojmë atje të vetëdijshëm për vështirësitë që do të lindin dhe për përparimin që kemi bërë në ndeshjet jashtë fushe.

Ne e dimë se nga tani deri më 23 dhjetor do të kemi 8 ndeshje.

Katër ndeshjet e ardhshme në Serie A do të jenë kundër tre të parëve të sezonit të kaluar, ndër të tjera të tria jashtë, shto këtu dy ndeshje shumë impenjuese në Champions League, në mes", - tha Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat