Grushte te femrat, ndeshja Tirana- Vllaznia ndërpritet

Futboll

Grushte te femrat, ndeshja Tirana- Vllaznia ndërpritet

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 15:38
Pamje nga një ndeshje

Grushte te femrat, ndeshja Tirana- Vllaznia ndërpritet!

Kryendeshja e futbollit të femrave, Tiran-Vllaznia, e zhvilluar  në kompleksin ”Skënder Halili” ka degjeneruar në dhunë, ku nuk kanë munguar edhe grushtet mes protagonistëve.

Mesa duket dhuna në futbollin shqiptar nuk njeh gjini, dhe pasqyra më e mirë është ajo që ka ndodhur sot në fushë mes futbollisteve të Tiranës dhe Vllaznisë.

Pas shpërthimit të dhunës në fushë, zyrtarët e ndeshjes e kanë parë të udhës që ta ndërpresin ndeshjen, e cila tashmë do të bëhet pjesë e shqyrtimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat