Mali - Francë të martën në ora 13:00

Futboll

Mali - Francë të martën në ora 13:00

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Mali - Francë të martën në ora 13:00, eleminohen Uzbekistani e Maroku

Mali – Francë! Kjo është gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Botëror të moshës deri në 17 vjeç në futboll për djem, që po zhvillohet në Indonezi dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Të dy skuadrat e kualifikuar të shtunën nga raundi çerekfinal kanë një të përbashkët që ndeshjet e tyre i kanë fituar me të njëjtin rezultat, 1-0.

Franca ka fituar ndaj Uzbekistanit, ndërsa vetëm shtatë minuta përpara përfundimit të kësaj sfide, Buneb ka gjetur golin për “gjelat”. Ndërkohë thuajse në të njëjtën situatë ishte dhe Mali, teksa në të 81’, Ibrahim Diarra ka dërguar në rrjetë topin e kthyer nga shtylla e majtë pingule, kjo pas goditjes së Tia.

Argjentinë – Gjermani në ora 09:30 dhe Mali – Francë në ora 13:00 luhen të martën e 28 nëntorit. Kurse më 1 dhjetor finalja e vogël për vendet 3-4 dhe më 2 dhjetor finalja e madhe për të përcaktuar më të mirën e botës për djem të moshës deri në 17 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat