Fitorja e parë e Salernitanës, Hysaj 28 minuta

Futboll

Fitorja e parë e Salernitanës, Hysaj 28 minuta

Nga: K.G. Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 16:55
Salernitana

Salernitana megjithatë ka shijuar fitoren e parë. 

Pas vuajtjeve të shumta, Salernitana i gëzohet fitores së parë dhe në javën e 13-të në Serie A.

Salernitana para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 2:1 Lazion.

Për Salernitanën shënuan Kastanos (55') e Candreva (66') dhe për Lazion Immobile realizoi nga penalltia në minutën e 43-të.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit nga minuta e 62 apo në 28 minutat e fundit të takimit. 

Salernitana renditet në vend të fundit me 8 pikë e Lazio në të 10-tin me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat