Granit Xhaka e Bayer Leverkusen, nuk njohin askënd në Gjermani!

Futboll

Granit Xhaka e Bayer Leverkusen, nuk njohin askënd në Gjermani!

Nga: K. Goca Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 17:19
Pamje nga ndeshja

Bayer Leverkusen po tregon forcën e një ekipit në Bundesliga I.

Granit Xhaka dhe Bayer Leverkusen, nuk njohin askënd në Gjermani.

Rekord, 12 ndeshje pa humbje, 11 fitore e 1 barazim, me goldallim 37:10.

Bayer ka triumfuar në Bremen, me rezultat 3:0 ndaj Werderit.

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, u paraqit titullar duke dhënë maksimumin për tre pik të reja.

Xhaka u zëvëndësua në fund të takimit.

Deman (9' - autogol), Frimpong (43') e Grimaldo (76’), shënuan për fitoren e madhe të Leverkusenit.

Bayer kryeson me 34 pikë, duke lënë pas Bayern Munihun me 32 sosh e Werderi është në pozitën e 12-të me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat