Rexhbeçaj me Augsburgun barazojnë në Berlin

Futboll

Rexhbeçaj me Augsburgun barazojnë në Berlin

Nga: K. G. Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 17:30
Augsburgu

Augsburgu ka marrë një pikë në Berlin.

Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, me Augsburgun barazojnë me rezultat 1:1 me Union Berlinin, në takimin e javës së 12-të në Bundesliga I.

Knoche në minutën e 58-të lëshoi rastin më të mirë për Union Berlinin, duke dështuar nga penalltia. 

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Demiroviq në minutën e 38-të. 

Ai shënoi nga penalltia.

Volland në minutën e 88-të ka barazuar rezultatin.

Augsburgu është në vend të 10-të me 14 pikë dhe ka 7 më shumë se Union Berlini që gjendet në vend të parafundit të renditjes, i 17-ti.

Rexhbeçaj u paraqit standard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat