Tërbuni - Besëlidhja luhet vetëm një pjesë

Futboll

Tërbuni - Besëlidhja luhet vetëm një pjesë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 17:35
Pamje nga ndeshja

Gjatë ditës së sotme janë luajtur katër ndeshje të javës së 8-të e Grupit A në Kategorinë e Dytë.

Në përfundim të këtyre ndeshjeve bie në sy fitorja tenistike e Ilirisë në Shënkollë, ku fushë-krujasit triumfuan në shifrat 6-0. Adriatiku bëri detyrën ën shtëpi duke fituar me rezultation 2-1 ndaj Murlanit.

Takimi Tërbuni-Besëlidhja u luajt vetëm në 45 minuta e para, pasi për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta ka qenë e pamundur që të ndeshja të vijonte në pjesën e dytë.  Klubi pukjan ka bërë këtë njoftim për tifozët për ndërprerjen e ndeshjes:

“Për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, pjesa e dytë e ndeshjes derbi mes K.F. TËRBUNI PUKË – K.S. Besëlidhja Lezhë nuk do të luhet. 45’ minutëshi i mbetur i këtij takimi do të zhvillohet në një datë tjetër që do të caktohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.  Kujtojmë që pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-1”. Veleçiku ka fituar 2-1 në transfertë ndaj Sopotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat