Ancelotti: Alonso e ka profilin për të qenë trajner i Real Madridit

Futboll

Ancelotti: Alonso e ka profilin për të qenë trajner i Real Madridit

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 17:37
Ancelotti e Alonso

E ardhmja e trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelottit ende është në dilemë.

Prej kohësh flitet se strategu italian do të marrë “timonin” e Brazilit në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Ancelotti, ka thënë se nuk është duke menduar për të ardhmen duke e lënë të hapur mundësin që të qëndrojë në krye të bankinës së “Los Blancos”.

“Nuk mendoj për të ardhmen time. Jam krenar që njerëzit flasin për mua në Brazil.

Do të pres deri në ditën time të fundit në Real Madrid”, ka thënë Ancelotti.

Ai ka folur edhe për pasardhësin e tij të mundshëm të Reali, Xabi Alonso-n.

“Ai ishte një lojtar i mrekullueshëm dhe po bën një karrierë fantastike si trajner.

Ai ka profilin të jetë trajner i Real Madridit, sepse e njeh klubin dhe është shumë i popullarizuar”, ka theksuar Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat