Tirana dënohet para derbit

Futboll

Tirana dënohet para derbit

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Disiplina paralajmëron Deliallisin, Tirana dënohet para derbit

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, është mbledhur këtë të shtunë për të analizuar shkeljet sportive gjatë sfidave të luajtura këtë javë në Kategorinë Superiore, atë të parë, të Dytë, por edhe futbollin e moshave.

Kështu trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi është paralajmëruar se do të pezullohet me një ndeshje, nëse refuzon sërish të japë deklaratë për median pas takimit.

Nga ana tjetër, Tirana është gjobitur me 100 mijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve dhe dëmshpërblimin për dëmet që ata kanë shkaktuar në stadiumin “Air Albania”.

Vendimet e Disiplinës:
1.Zyrtari i FK Erzeni, Alfred Deliallisi në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes të nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, duke refuzuar daljen në intervistë pas ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, si dhe hedhjen e sendeve në fushë, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3. Zyrtari i KS Besa, Jurgen Rrushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. Zyrtari i KF Tërbuni, Bujar Mehaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Zyrtari i KF Partizani U-16, Aldo Duro, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Zyrtari i AF Elbasani U-16, Luan Deliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Lojtari i FC Pepa U-19, Zeid Notolli, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Lojtari i Labëria FC U-19, Jetmir Zana, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9. Lojtari i KF Shkodra U-19, Endri Lujkaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10. Zyrtari i KF Shkodra U-19, Taip Piraniqi, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarit të Shkëndija Tiranë U-19, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11. Zyrtari i Shkëndija Tiranë U-19, Argid Shema, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarit të KF Shkodra U-19, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Aldi Spahia, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
13. Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Amarildo Kola, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

14. Zyrtari i Akademia e Futbollit U-19, Joni Zajmi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

15. Pranimin e kërkesës së KF Besëlidhja për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Klejdi Dibra në bazë të nenit 75 të KDE.

16. AF Elbasani U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
17. Celjen e hetimit disiplinor për aktivizimin e mundshëm nga AF Elbasani U-17 të lojtareve që nuk kanë të drejtë tëluajnë, mbi bazën e ankesës së Flamurtari FC U-17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat