Kamarda me Ibrën dhe me numrin 73

Futboll

Kamarda me Ibrën dhe me numrin 73

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:05
Kamarda me Ibrën

Mes të grumbulluarve të Milanit do të jetë edhe Françesko Kamarda. I lindur në vitin 2008 ai ka zgjedhur të mbajë fanellën me numrin 73 pas lejes speciale nga Federata e Futbollit e cila ndalon përdorimin e futbollistëve nën 16 vjeç. Ndërkohë, para tij, vetëm një herë tjetër Milani ka pasur një lojtar me numrin 73.

Bëhet fjalë për Manuel Lokatelin, edhe ai produkti i ri i sektorit të të rinjve kuqezi. Në orët e fundit, ka nisur të qarkullojë në rrjet edhe një foto e tri viteve më parë ku Kamarda shfaqet në prani të idhullit Zlatan Ibrahimoviç. Duket si shenjë fati pasi teksa 15 vjeçari mund të debutojë, suedezi ka mundësi të rikthehet te kuqezinjtë si drejtues.

 I intervistuar nga “Fanpage.it”, Masimo D’Amaro, trajneri i parë i Françesko Kamardas, komentoi mundësinë e debutimit të djaloshit të cilin ai e pati zbuluar.

“Nëse pritshmëria është që djaloshi të zgjidhë problemet e sulmit të Milanit, do të ishte një fillim i keq. Nëse do të luante kundër Fiorentinës, do të bënte një hap të bujshëm në kategori.

Ka shumë njerëz që presin të jetë gati, por Kamarda nuk është as një lojtar për ekip të rinjsh me moshën që ka”, tha D’Amaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat