Antoine Griezmann po shkëlqen sërish

Futboll

Antoine Griezmann po shkëlqen sërish

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:24
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann po shkëlqen sërish.

“Le Petit Diable”, pas një periudhe jo të mirë me fanellën e Barcelona-s, u rikthye te Atletico Madrid dhe ringjalli një ekip që dukej në vështirësi.

Griezmann deri tani ka qenë një protagonist absolut në këtë sezon: 8 gola dhe një asist në dymbëdhjetë ndeshje të La Ligas, të cilave duhet t’i shtohen edhe 4 në 4 ndeshjet e Champions League.

Në total janë 12 gola në 16 ndeshje, një gjë e madhe për një lojtar që nuk është qendërsulmues i pastër.

Përveç paraqitjeve të tij të shkëlqyera në fushë, Griezmann duket se ka gjetur përsëri lumturinë që kishte humbur në Katalonjë dhe deklaratat e tij për “Marca”-n sugjerojnë lidhjen e tij të thellë me mjedisin Colchonero.

“Ëndrra ime është të jem një legjendë e Atletico Madridit, por duhet të fitoj të drejtën që të quhem kështu. Në vitin 2024 ëndërroj të sjell shumë gëzim për tifozët. Kam rikuperuar lidhjen me ta dhe tani luaj më lirshëm, jam i lumtur në fushë”.

Pastaj një opinion për rivalin e tij në Madrid, Jude Bellingham:

“Nuk është e lehtë të shkosh te një klub si Reali. Jude ndonjëherë duket sikur shënon me fat, por nuk është rastësi që ai është gjithmonë aty. Ai e kërkon golin, ai gjithmonë e gjen veten në vendin e duhur. Kjo është ajo që më pëlqen tek ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat