Milani kërkon tre pikë

Futboll

Milani kërkon tre pikë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:31
Leao në veprim

Zhyl Kunde, mbrojtësi i Barcelonës, foli për “Clique TV” dhe dha opinionin e tij për përballimin e ndeshjeve që çdo lojtar është i detyruar të luajë gjatë vitit. Rafael Leao, numri 10 i Milanit që aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim, nuk hezitoi të përgjigjet dhe të ofrojë mbështetje përmes një postimi në “Twitter”.

Portugezi e mbështeti kolegun e tij në këtë betejë duke ripostuar fjalët e tij bashkë me katër pika çuditëse.

Francezi tha: “PO luhen shumë ndeshje. Ritmi është bërë gjithnjë e më intensiv dhe po ka shumë lëndime.

Po ecim me një ritëm që po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Ka gjithnjë e më shumë dëmtime serioze”.

Nuk duhet harruar se Milani do të luajë sot në 20:45 kundër Fiorentinës. Vetë portugezi e ka dhënë mendimin e tij me një postim në rrjetet sociale. “Milan, nesër do të shihemi të gjithë së bashku në “San Siro” për të fituar sërish!!” Fjalë nga një lider i vërtetë ekipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat