Mesfushori shqiptar tund rrjetën në Turqi

Futboll

Mesfushori shqiptar tund rrjetën në Turqi

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:35
Florian Loshaj

Mesfushori shqiptar, Florian Loshaj ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi.

Lojtari i kombëtares së Kosovës, shënoi në ndeshjen që ekipi i tij Istanbulspor fitoi në shtëpi përballë Hatayspor.

Sfida e vlefshme për javën e 13-të të Superligës turke përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të ekipit të shqiptarit. Ishte pikërisht ky i fundit që u shfaq protagonist duke shënuar.

Në minutën e 26’, pas një aksioni të gjatë që u provua shumë herë porta, Loshaj ndali topin dhe me një goditje më të majtën arriti të gjente golin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat