Dragan Xhajiq në siklet: Zoti na ruajt, ta nxjerrim Shqipërinë! 

Futboll

Dragan Xhajiq në siklet: Zoti na ruajt, ta nxjerrim Shqipërinë! 

Nga: K. Goca Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 12:17
Dragan Xhajiq

Shqipërisë i frikësohen shumë kombëtare që ta kenë në Grup në Kampionatin Evropian në futboll, që mbahet vitin e ardhshëm.

Ndër ta është edhe Dragan Xhajiq, kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë. 

Serbia është kualifikuar në EURO 2024 në Gjermani.

Shorti do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg.

Xhajiq është në siklet, duket se nuk e do Shqipërinë në grup. 

“Nuk ka kundërshtarë të lehtë. 

Zoti na ruajt, ta nxjerrim Shqipërinë! Mund të na bëjnë një problem. 

Ne duhet të vlerësojmë sukseset tona dhe lojtarët tanë, por jo t'i mbivlerësojmë ata. Duhet të jemi realistë në mënyrë që të bëjmë një hap të ri përpara”, - tha Xhajiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat