Shkupi gati, Ackovski: Duam vetëm fitore

Futboll

Shkupi gati, Ackovski: Duam vetëm fitore

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 12:31
Pamje nga një ndeshje

Pas mbylljes së angazhimeve të kombëtares së Maqedoniëë së Veriut në eliminatoret Euro 2024, këtë fundjavë rikthehet kampionati me ndeshjet e javës së 15-t.

"Skuadra e Shkupit në këtë javë do të luajë në cilësinë e nikoqirit në stadiumin e Çairit, ndërsa për kundërshtarë do të ketë Makedonija Gj.P.

Ekipi i Shkupit ka punuar pa ndërprerje, ndërsa për të mbajtur formën, gjatë kësaj pauze zhvilloi edhe një ndeshje kontrolluese, ku trajneri Mlladen Zhizhoviç u dha mundësinë për të luajtur me ekipin e parë disa futbollistëve nga akademia e ekipit tonë si dhe futbollistëve që kishin më pak minuta gjatë kampionatit. Miqësorja u luajt me “Skopje”-n, ndërsa u fitua me rezultat 0-3", njofton FC Shkupi.

Pritjet për ndeshjen e të dielës i ka komentuar mesfushori 25 vjeçar, Kristija Ackovski, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi kërkon maksimumin e pikëve në këtë përballje.

“Fillimisht dua të them se kemi punuar me përkushtim, gjatë kësaj pauze që mendoj se ishte e mirëseardhur, duke marrë parasysh se kishim një kalendar mjaft të ngjeshur.

Në ekip po mbretëron një atmosferë shumë pozitive dhe të gjithë ndajmë të njëjtin mendim, se futemi në çdo ndeshje për të marrë maksimumin e pikëve.

Respektojmë secilin kundërshtarë, por në Çair para një publiku që na japin mbështetje të pa rezervë, duam vetëm fitore”, ka thënë Ackovski.

Për ndeshjen e të dielës ekipi ynë është i kompletuar, përveç dy mungesave të zakonshme Saiti dhe Riçkov.

Në pesë përballjet direkte ekipi Shkupi ka dy fitore dhe tri herë jemi ndarë në barazim me ekipin e Makedonija Gj.P.

Në ndeshjen e të dielës drejtësinë do ta ndajë Bllagojçe Ralevski nga Manastiri.

Ndeshja Shkupi – Makedonija Gj.P luhet të dielën në stadiumin e Çairit me fillim në ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat