Shpërthen Sarri

Futboll

Shpërthen Sarri

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 18:39
Sarri

Trajneri i Lazios, Sarri është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen ndaj Salernitanës.

“Lacialet” u mundën me përmbysje nga Salernitana (2-1), humbje kjo që jo pak e ka zemëruar strategun italian.

Madje, Sarri thotë se është i gatshëm të largohet nga Lazio nëse ai është fajtori për rezultatet e dobëta të kësaj skuadre.

“Kemi bërë paraqitje zhgënjyese dhe me këtë mënyrë loje, sigurisht që nuk mund të shkojmë dot përtej mesit të tabelës. Unë vlerësoj paraqitjet dhe mund të them me plot gojë që deri tani na kanë munguar.

Nuk e di nëse jam unë fajtori dhe po përpiqem ta analizoj. Nëse shkak i paraqitjeve të dobëta jam unë, jam gati të tërhiqem, por nuk më rezulton kështu. Gjithsesi do të bisedojmë me futbollistët dhe të provojmë të ndryshojmë që nga sfida e radhës”, ka thënë Sarri.

Lazio pas kësaj humbje, bie në pozitën e dhjetë me 17 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat