Tirana njofton tifozët për derbin ndaj Partizanit

Futboll

Tirana njofton tifozët për derbin ndaj Partizanit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 19:56
Pamje nga një ndeshje

Tirana dhe Partizani do përballen me njëra-tjetrën në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më 3 dhjetor duke nisur prej orës 19:00.

Por me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Tiranës, që është dhe ekipi pritës, njofton tifozët që nuk në këtë sfidë nuk do të ketë vetëm futboll. Klubi bardheblu paralajmëron se do të jetë një atmosferë fantastike duke ftuar tifozët që të mbushin shkallët e stadiumit.

“E Diela e datës 03.12.2023 pret ndeshjen KF Tirana-FK Partizani që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Jo vetëm futboll të bukur por edhe përçim i mesazheve domethënëse! Në një performancë fantastike të rezervuar për futbolldashësit, ju presim ta përjetojmë së bashku këtë atmosferë duke mbushur shkallët e stadiumit pë ekipin më të madh në vend. Për Tironën!

Nga dita e djeshme biletat janë në shitje online dhe në biletarinë e stadiumit Selman Stërmasi. ️

Erdhi SAHATI! #mosmungo”, shkruan KF Tirana në faqen zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat