Granit Xhaka: Ne kemi një ekip të madh, një trajner të madh

Futboll

Granit Xhaka: Ne kemi një ekip të madh, një trajner të madh

Nga: K. Goca Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 22:06
Bayer lLeverkusen

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka frymëzuar Gjermaninë e futbollit me Bayer Leverkusenin. 

Pas fitores (3:0) ndaj Werder Bremenit, ai flet për nivelet më të larta. 

Xhaka ka fjalë lavdëruese për trajnerin Xabi Alonso.

"Kjo është një pyetje që është e lehtë për t'u përgjigjur" - buzëqesh Granit Xhaka kur u pyet në një intervistë për ‘Sky’ pas fitores 3:0 në Bremen, transmeton mediumi zviceran “20min”.

Klubi i tij është aktualisht i pandalshëm. Ne kemi një ekip të madh, një trajner të madh dhe një mentalitet të madh,” vlerësoi Xhaka. 

"Le të shohim se ku do të përfundojmë", - thotë Xhaka. 

I pyetur nga gazetari, ai nuk dëshiron të përjashtojë vendin e parë. “Gjithçka është e mundur në futboll”, tha 31-vjeçari, i cili u quajt “Xabi - Xhaka” nga ‘Sky’ para ndeshjes kundër Werder Bremenit. 

Pa<s 12 jave në Bundesliga I, Bayer kryeson me 34 pikë, ka dy më shumë se Bayern Munihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat