Te Lazio ka trokitur kriza

Futboll

Te Lazio ka trokitur kriza

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 22:23
Sarri

Në Formello nuk mund t’i fshehin më problemet: Lazio humbi edhe në shtëpinë e Salernitanas dhe kjo disfatë e radhës i hap rrugën krizës në shtëpinë e bardhekaltërve.

Ashtu siç është e logjikshme, i pari që vihet në qendër të kritikave është trajneri Maurizio Sarri, i cili nuk po arrin të lërë gjurmë në skuadrën e ngritur nga presidenti Lotito.

Por cilët janë skenarët e mundshëm te Lazio në javët në vijim?

Mund të ketë një ndarje të menjëhershme mes Lazios dhe Maurizio Sarri.t Lotito mund të vendosë ta shkarkojë trajnerin dhe ta zëvendësojë atë me një të përkohshëm nga familja ose të vendosë themelet për një projekt të ri teknik me një trajner tjetër.

Megjithatë, skenari nuk duket të jetë një nga prioritetet e Lotitos për momentin, pasi ai nuk dëshiron të përballet me idenë për të paguar një trajner që lirohet nga detyra për 7 muaj.

Skenari i dytë, i ngjashëm me atë të shkarkimit, do ta çonte Sarrin drejt dorëheqjes. Në këtë mënyrë Lazio do të duhej të gjente një trajner të ri, por nuk do të kishte më detyrimin për të paguar rrogën e toskanit.

Skenari më i mundshëm për momentin është që Lazio dhe Sarri të ecin përpara së bashku, për aq kohë sa këtë e lejojnë rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat