Pioli pret mbështetje nga tifozëria për fitore kundër Dortmundit

Futboll

Pioli pret mbështetje nga tifozëria për fitore kundër Dortmundit

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 18:49
Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se tifozët do të jenë vendimtar kundër Borussia Dortmund në ndeshjen e të martës në kuadër të Champions League.

Skuadrës italiane i duhet një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për të arritur në raundin e gjashtëmbëdhjetë të garës evropiane më prestigjioze për klube. 

"Ata janë një ekip i fortë, por mund të kenë vështirësi, ndaj duhet të luajmë me gjithçka për nëntëdhjetë minuta. Jam i sigurt që tifozët do të na ndihmojnë nesër mbrëma.

Ata nuk e njohin San Sioron e Champions League, derisa ne e njohim", ka thënë Pioli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat