​Milan-Dortmund, formacionet e mundshme

Futboll

​Milan-Dortmund, formacionet e mundshme

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:35
​Milan-Dortmund

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Milanit dhe Borussia Dortmundit, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Dortmundi e mposhti Newcastle 2:0, kurse Milani fitoi 2:1 kundër Paris Saint-Germain.

Momentalisht, Milani zë vendin e tretë në tabelë me pesë pikë të arkëtuara, krahas Dortmundit që kryeson Grupin F në kuotën e shtatë pikëve.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin tetor të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, e barabartë 0:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Bennacer, Caldara, Kalulu, Leao, Okafor, Pellegrino dhe Sportiello, kurse te Dortmundi mungojnë Duranville, Meunier, Morey, Nmecha dhe Sule.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Thiaw, Hernandez; Musah, Reijnders; Chukwueze, Loftus-Cheek, Pulisic; Giroud

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Sule, Hummels, Schlotterbeck, Ryerson; Can, Sabitzer; Reus, Brandt, Malen; Fullkrug

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat