Pioli me formacion të detyruar ndaj Dortmundit

Futboll

Pioli me formacion të detyruar ndaj Dortmundit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:42
Milani

Nga kampionati, në Champions, Pioli me formacion të detyruar ndaj Dortmundit!

Triumfi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Fiorentinës ka rikthyer qetësinë te Milani, që tashmë ka reduktuar distancën nga kreu në Serinë A, megjithatë vëmendja është spostuar menjëherë në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë do të presin në “San Siro” Borussian e Dortmundit, në një sfidë që do të vendosë jo pak sa i përket rrugëtimit në Champions, teksa Stefano Pioli bën llogaritë me një sërë mungesash të rëndësishme edhe në këtë përballje.

Kështu në majë të sulmit rikthehet Olivier Giroud, i pezulluar në kampionat, por do të mungojë sërish Leao, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet. Për të formuar treshen ofensive, krahas Pulisic, Pioli pritet t’i besojë sërish Chukwezes, që deri tani ka treguar se nuk po përshtatet me skuadrën e tij të re.

Në mesfushë Krunic dhe Reijnders do të luajnë para mbrojtjes, me anglezin Loftus-Cheek që do të postohet më përpara, në mbështetje të treshes sulmuese, pasi amerikani Musah do të mungojë për shkak pezullimi.

E njëjta situatë, me zgjedhje të detyruara është edhe në repartin e mbrojtjes, ku Theo Hernandez, Tomori, Thiawdhe Calabria do ta nisin nga minuta e parë, teksa në stol do të jetë i gatshëm ‘xholi’ Florenzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat