Mourinho ka pasur një sezon me ulje - ngritje te Roma

Futboll

Mourinho ka pasur një sezon me ulje - ngritje te Roma

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:43
Mourinho

Jose Mourinho ka pasur një sezon me ulje-ngritje te Roma, teksa tashmë skuadra e tij e sheh veten në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi portugezi duket se do t’i japë fund aventurës së tij me skuadrën italiane, teksa në verë është gati për një të re.

Siç bëjnë me dije mediat, 60-vjeçari ka refuzuar që të bëhet trajneri më i pasur në botë, me milionat që erdhën drejt tij nga Arabia Saudite.

Sipas tyre, Murinjo kërkon që të marrë në drejtim kombëtaren e Brazilit, me këtë të fundit që prej kohësh është e interesuar për Ançelotin.

Gjithsesi portugezi beson se “Seleçao” do e zgjedhë atë, me Ançelotin që ende nuk e ka dhënë përgjigjen e tij përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat