Çfarë flitet për Vedat Muriqin?

Futboll

Çfarë flitet për Vedat Muriqin?

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:48
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Mallorca apo do të largohet.

Sulmuesi ynë ka dy vite që është pjesë e klubit spanjoll dhe ka shkëlqyer duke qenë lider i kësaj skuadre.

Megjithatë vazhdimisht dalin lajme në mediat spanjolle sa i përket të ardhmes së tij duke u lidhur me klube të ndryshme.
Real Betisi është skuadra e radhës që është futur në garë për transferimin e sulmuesit tonë.

29-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i Betis, Manuel Pellegrini i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e kosovarit në janar, në mënyrë që ta ketë një armë shtesë në repartin ofensivë.

Edhe pse prizrenasi vlerësohet shumë nga Mallorca, një ofertë prej 20 milionë euro mund ta bëjë skuadrën ishullore që ta lejojnë largimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat