Feyenord me tifozët për mrekullinë përballë Atleticos

Futboll

Feyenord me tifozët për mrekullinë përballë Atleticos

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:56
Pamje nga një ndeshje

Në Grupin E janë ende në lojë gjashtë pikë, por mes skuadrave distanca është e vogël dhe tre prej tyre ruajnë ende gjallë shperesën për ëndrrën europiane.

Në orën 18:45 në “Olimpico” të Romës luhet ndeshja mes Lacios dhe Sëlltikut.

Formacioni italian pas 4 takimesh numëron 7 pikë të grumbulluara ndërsa ekipi nga Gllasgou ka humbur shpresat për kualifikim në Champions pasi ndodhet në vendin e fundit me një pikë.

Fitorja e Lacios e kombinuar me atë të Atletikos, do të shikonte të dy klubet të avanconin për me tej në fazën me eleminim direkt.

Ekipi i Roxhers, i cili rigjen lojtarë kyç si Luis Palma, Liel Abada dhe Maeda, shpreson në një fitore. Kjo e kombinuar me humbjen e Fejnordit në Madrid do të thoshte shpresë reale për të vazhduar aventurën në Europa League.

Në takimin tjetër, atë të orës 21:00, Fejnordi pret në Roterdam, Atletikon e Madridit. Në katër ndeshjet e para ekipi holandez ka grumbulluar 6 pikë ndërsa formacioni iberik kryeson grupin me tetë pikë.

Skuadra e Simeones nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon në Champions League madje është formacioni, i cili ka shënuar më shumë gola (12) deri më tani së bashku me Mançester Sitin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat