Cancelo: Në ndeshjen e parë na vunë në vështirësi

Futboll

Cancelo: Në ndeshjen e parë na vunë në vështirësi

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:28
Cancelo

Mbrojtësi anësor i Barcelona, Joao Cancelo, në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Porto, ka folur për kritikat e shumta që katalanasit kanë marrë ditët e fundit. “Këto kritika nuk më prekin personalisht, pasi jam një veteran.

Kemi mjaft lojtarë të rinj, ndaj duhet të menaxhojmë presionin, pasi vetëm kështu mund të bëjmë gjëra të mëdha”, tha Cancelo.

Në lidhje me ndeshjen ndaj Porto, portugezi shtoi:Në ndeshjen e parë na vunë në vështirësi, por e njohim mirë si kundërshtar dhe do të përpiqemi të shfrytëzojmë sa më mirë pikat e tyre të dobëta.

Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e konsiderojmë këtë sfidë si një finale për skuadrën tonë”.

“Në fakt, është një muaj i vështirë, me ndeshje të rëndësishme dhe kjo sfidë ndaj Porto duhet fituar me cdo kusht.

Unë ndihem komod si në krahun e majtë ashtu dhe atë të djathtë, mjafton të ndihmoj shokët e skuadrës. Unë jam gati të ndihmoj të rinjtë dhe të krijojmë me ta një mentalitet fituesi”, u shpreh portugezi.

Në lidhje me marrëdhënien me trajnerin Xavi, ai shtoi: “Të gjithë trajnerët kanë një mënyrë të ndryshme për të interpretuar ndeshjen. I jam mirënjohës Guardiola, pasi më bëri një lojtar më të mirë dhe po ashtu i jam mirënjohës Xavi pasi këtu te Barcelona gjërat po më shkojnë mbarë e po argëtohem.

Këtu kam një motivim më shumë, pasi është klubi që kam dashur gjithnjë të luaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat