Enrique: Jemi në një grup të vështirë

Futboll

Enrique: Jemi në një grup të vështirë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:50
Enrique

Paris St Germain do t`i qaset ndeshjes ndaj Newcastle United në Champions League sikur të jetë finale, ka thënë trajneri i skuadrës franceze, Luis Enrique.

Grupi F që aktualisht kryesohet nga Borussia Dortmund u jep mundësi të katër skuadrave që të përparojnë, pasiqë për momentin janë shumë afër njëra tjetres me pikë. 

"Jemi në një grup të vështirë, të ngushtë, nesër ndeshja është vendimtare pasi grupi mund të vendoset pas ndeshjes së pestë. Ne do ta luajmë këtë ndeshje si një finale.

Në këtë nivel, ndeshjet në shtëpi janë ndeshje kyçe", ka thënë spanjolli.

"Publiku është një pasuri e veçantë për ne, ne presim mbështetje të madhe".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat