Dortmundi pa mbrojtësin

Futboll

Dortmundi pa mbrojtësin

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:52
Dortmundi

Dortmundi pa mbrojtësin 28 vjeçar kundër Milanit në “San Siro”!

Borusia Dortmund konfirmon se mbrojtësi 28-vjeçar, Niklas Sule nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Milanit, takim ky i  vlefshëm për grupet e Ligës së Kampionëve.

“Niklas Sule nuk do jetë me ne për arsye shëndetësore.Karim Adejemi dhe Sebastien Haller, të cilët munguan të shtunën kundër Borusia Mynshengladbahut, janë pjesë e grupit,” shkruan klubi.

Sule është një nga lojtarët kryesorë të verdhezinjtë, pasi ka bërë 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për skuadrën gjermane. Dortmundi është i pari me shtatë pikë, ndërsa Milani në vendin e tretë me pesë pikë. Në këtë grup janë edhe PSZH e Njukasëll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat