Rocchi: Darmian nuk shkaktoi faull ndaj Chiesas

Futboll

Rocchi: Darmian nuk shkaktoi faull ndaj Chiesas

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:01
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja Juventus-Inter që u mbyll me rezultatin 1-1 solli një sërë reagimesh në rrjet për vendimet e arbitrit, Guida në disa episode.

Duke analizuar një prej këtyre episodeve ish-arbitri Gianluca Rocchi deklaroi se Guida duhet duartrokitur, pasi sipas tij e drejtoi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen.

“Darmian ndaj Chiesa-s? Për ne nuk është faull, sidomos duke pasur parasysh llojin e ndeshjes. Guida drejtoi një ndeshje të shkëlqyer, ai duhet duartrokitur.

Kjo ndeshje ishte shumë komplekse”-tha ai, referuar kontaktit mes anësorit të Interit dhe sulmuesit të Juventusit përpara golit të barazimit të “zikaltërve” të shënuar nga Lautaro Martinez.

Rocchi duartrokiti jo vetëm arbitrin, por edhe dy skuadrat:

“Lojtarët u përballën me njëri-tjetrin me drejtësi, ata në asnjë moment nuk krijuan probleme reale. Gjyqtari i ndeshjes e arbitroi mirë, duke i lënë ata të luajnë, por siç them unë gjithmonë, lojtarët e bëjnë lojën dhe jo arbitrat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat