Trajneri i Dortmundit, në prag të ndeshjes vendimtare të Championsit

Futboll

Trajneri i Dortmundit, në prag të ndeshjes vendimtare të Championsit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:04
Edin Terziq 

Edin Terziq është gati të sfidojë Milanin në San Siro në një ndeshje vendimtare për fatin e grupit F shumë të ekuilibruar të Champions League. “Kam luajtur në këtë stadium kundër Interit (në 2019 si zëvendës i Favre), e njoh bukurinë e San Siros dhe ndikimin e tij emocional - fjalët e trajnerit të Borussia Dortmundit në konferencë - Ne e dimë që sot Milani do të jetë në gjendje të llogarisë te tifozët e tij. Ky është një stadium i rëndësishëm dhe ne jemi të lumtur që mund të luajmë atje.

Do të duhet të jemi në lojë që nga fillimi nesër, sepse e dimë se Milani do të përpiqet të emocionojë tifozët”.

Mungesa e Leaos mund të jetë një avantazh për djemtë e tij, por Terziç preferon të mos thotë shumë: "Nuk jam absolutisht i sigurt që Leao nuk do të jetë atje nesër, jam duke pritur për formacionin zyrtar për ta zbuluar”.

Skuadra e tij tani është e para në grup dhe me shanse të mira për t'u kualifikuar, por Terzic duket se nuk dëshiron të kënaqet me një barazim: “Shumë në fillim thanë që pas ndeshjes së parë (humbja 2-0 në Paris) do të ishte e pamundur për ne të kualifikoheshim

Tani jemi të parët. Objektivi ynë nuk është domosdoshmërisht të përfundojmë të parët, por ne kemi mundësinë ta bëjmë këtë duke fituar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat