Manaj në super formë, shënon dy gola fantastik në Turqi

Futboll

Manaj në super formë, shënon dy gola fantastik në Turqi

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:50
Manaj

Rei Manaj është rikthyer në formën e tij më të mirë. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në Turqi, ku teksa shënoi dy gola të tjerë me ekipin e tij Sivaspor.

Në duelin përballë Trabzonsporit, Manaj gjeti rrjetën në minutën e 20 të takimit, kur goditi bukur me kokë dhe dërgoi topin pas shpinës së portierit.

Në pjesën e dytë, Manaj realizoi nga distanca një gol spektakolar, ndërsa 90 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë 3-3.

Një pikë që e mban skuadrën e Manajn në mesin e tabelës me 15 pikë pas 13 javësh.

Nëse vijon me këto ritme, ai mund të ketë pse jo dhe një ftesë nga Sylvinho për miqësoret e muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat