Ronaldo ndalon arbitrin: Nuk ishte penallti

Futboll

Ronaldo ndalon arbitrin: Nuk ishte penallti

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:50
Pamje nga ndeshja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e Al Nassr ndaj Persepolis, në Champions League-n aziatike.

Pas një ndërhyrje ndaj Cristiano Ronaldo, arbitri i ndeshjes ishte pranë akordimit të penalltisë, por ka qenë vetë portugezi që e ka ndalur.

Sulmuesi i Al Nassr është parë duke i thënë arbitrit se nuk është penallti, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron një avantazh të pamerituar.

Ronaldo si Ronaldo, në qendër të vëmendjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat