Tension i madh para ndeshjes PSG - Newcastle

Futboll

Tension i madh para ndeshjes PSG - Newcastle

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:52
Pamje

Tension në Francë përpara duelit vendimtar në Champions ndërmjet PSG dhe Newcastle.

Tifozët e skuadrës angleze u sulmuan nga huliganët vendas, teksa ishin grumbulluar në një lokal të kryeqytetit francez.

Gjatë incidenteve u shkatërruan tavolina dhe karrige, u hodhën tymëse dhe sende të forta, por mediat raportojnë edhe përdorimin e armëve.

Niveli i rrezikut në ditën e ndeshjes është i lart dhe të kujton incidentet përpara ndeshjes ndërmjet Milanit dhe PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat