Kuqezinjtë të mërkurën në Tetovë ndeshen me Rabotniçkin

Futboll

Kuqezinjtë të mërkurën në Tetovë ndeshen me Rabotniçkin

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 18:37
Kuqezinjtë gjatë stëvitjes

Kuqezinjtë të mërkurën në Tetovë ndeshen me Rabotniçkin në duelin e vlefshëm për xhiron e 16-të në LPFMV.

"Shkëndija ndeshet me Rabotniçkin në duelin e xhiros së 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut që do të luhet të mërkurën.

Pas barazimit 2:2 të shtunën me Bregallnicën në Shtip, duelin e nesërm kërkojmë tre pikë dhe skuadra të hënën e të martën punoi enkas për këtë ndeshje me rëndësi të madhe për ecurinë e kuqezinjëve. 

Rabotniçki mban pozitën e 5 në renditje me 20 pikë të tubuara (6 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje). Në fundjavë debutoi trajneri i ri Goce Sedloski me barazim 0:0 si vendas me Gostivarin.

Në kampionat këtë sezonë Shkëndija mundi Rabotniçkin 2:1 në Shkup me një super përmbysje në minutat shtesë, derisa në Kupë u mundëm 3:2 nga i njejti rival. 

Skuadra

Përveç mungesave disa mujore të Zija Merxhanit dhe Florent Ramadanit, trajneri Nuhiu në disponim ka gjithë futbollistët. Pas pauzës me Bregallnicën shkaku i pezullimit me 5 kartonave të verdhë, në skuadër kthehet edhe mesfushori Kamer Qaka. 

Transmetimi

Përballja Shkëndija-Rabotniçki zhvillohet të mërkurën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë", njofton DC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat