Osmani: Fitore e rëndësishme

Futboll

Osmani: Fitore e rëndësishme

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 18:44
Osmani

Më në fund ka vend për buzëqeshje edhe për trajnerin e Vllaznisë, Qatip Osmani, pasi shkodranët morën një fitore me peshë në Durrës, duke mundur Teutën në shifrat 1-0.

Pas ndeshjes në intervistën e dhënë për “MCN” trajneri Osmani vlerësoi rëndësinë e pikëve të plota, pasi ajo mund të sjellë qetësinë në klub dhe shenjë kthese për ecurinë në vazhdim.

Ja prononcimi i trajnerit Qatip Osmani pas ndeshjes:

“Më gëzon loja dhe rezultati. Lojë bindëse dhe pas rezultatit 1-0 patëm edhe disa raste të tjera për shënim, që nuk  i shfrytëzuam. Një fitore me shumë rëndësi për ne dhe për ecurinë e kampionatit.

4 mbrojtësit të mbyllur prapa?

Nuk ishte këshillë e imja që ata të rinin mbyllur prapa, por vetvetiu ndodhi. Reagova disa herë që duhet të mbështesnin, por vetvetiu u tërhoqëm duke pritur kundërshtarin. U mbrojtëm mirë dheu lejuam që të hapeshim në 20 metrat e fundit. Rezultati 1-0 nuk është rezultat i sigurt dhe kërkonin golin e dytë.

Kur nuk shënon golin e dytë duke pasur raste, del në pah edhe nervoziteti dhe i jep mundësinë edhe kundërshtari për të hedhur ndonjë top  në zonën tënde.

Këtë ngarkesë e kemi pasur për shkak të rezultateve. Kjo ngarkesë ishte evidente edhe sot.

Ndaj ishte një fitore për qetësinë në klub dhe shpresoj se në ndeshjet në vazhdim do të jemi më stabël. Nuk ishim në nivel as me Laçin as sot në pjesën e dytë.

Egnatia?

Për ne çdo ndeshje është test, por luajmë ndaj një ekipi që lufton për kampion. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e fortë ndaj ekipi kualitativ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat