Arsenali kërkon pikën e kualifikimit

Futboll

Arsenali kërkon pikën e kualifikimit

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Arteta

Arsenalit i nevojitet vetëm një pikë më shumë për t’u kualifikuar në 1/8-at e Ligës së Kampioneve sot kundër Lensit në “Emirates”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Grupin B.

“Topçinjtë” kanë grumbulluar nëntë pikë nga 12 të mundshme për ta bërë veten të pakapshëm në këtë pikë, megjithëse gabim i tyre i vetëm deri më tani ishte pikërisht kundër skuadrës së Frenk Haises.

“Ne duhet të rikthehemi në Europë duke qenë klubi që duam të jemi”, tha Arteta në konferencë, duke u ndalur të vlerësojë edhe zhvillimin e Sakës:

“Unë nuk e di se çfarë do të thotë lojtar i klasit botëror, por ai është një lojtar i madh dhe kjo është e sigurt. Të arrish në krye është një gjë, mënyra sesi ai është përmirësuar është vërtet e qëndrueshme. Ai ka mentalitetin e duhur.

Ai ka njerëzit e duhur rreth tij. Ai dëshiron më shumë dhe kjo sepse ka shumë më shumë për të ardhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat