Terziq: Nuk dhurojmë asgjë, kërkojë fitore edhe ndaj PSG-së

Futboll

Terziq: Nuk dhurojmë asgjë, kërkojë fitore edhe ndaj PSG-së

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 11:40
Edin Terziq

Borussia Dortmund arriti një fitore të madhe në “San Siro” përballë Milanit.

Nënkampionët e Gjermanisë triumfuan 1-3 kundër kuqezinjve të Stefano Piolit, duke u gjetur suksesin në stadiumin mitik pas plot 20 vitesh.

Por njëkohësisht edhe kualifikimin. Verdhezinjtë presin PSG-në në “Signal Iduna Park” në takimin e fundit në grupin F, aty ku mjafton një pikë për të siguruar kalimin në raundin e 1/8-ve si forcë e parë.

Trajneri i verdhezinjve, Edin Terziq nuk e fsheh lumturinë për fitoren në Milano, ndërkohë që premton se djemtë e tij do të tentojnë tri pikët edhe përballë skuadrës së Luis Enrike.

“Djemtë ishin të lodhur, u konsumuan shumë fizikisht, por ata janë shumë të lumtur dhe të kënaqur për arritjen e kualifikimit. Të gjithëve na kujtohet mbrëmja e shortit kur po flitnim për këtë ‘grup vdekjeje’.

Nuk e harrojmë kur na thanë se nuk kishim asnjë shans për t’u kualifikuar pas humbjes me PSG-në dhe barazimit në shtëpi me Milanin në dy takimet e para…

Milani gjithashtu kishte nevojë të fitonte, por ne treguam më shumë dëshirë për sukses.

Të gjithë ndeshjet e këtij grupi kanë qenë të beteja, duele shumë të luftuara. Milani e kishte ndeshjen nën kontroll për pjesën më të madhe të kohës, por ne ishim gjithmonë të rrezikshëm.

Nuk duam të bëjmë asnjë dallim mes ndeshjeve të ndryshme: do të luajmë për të fituar. Nuk duam t’u dhurojmë asgjë PSG-së, Njukasëllit dhe Milanit. Do të vijnë 80 mijë njerëz në stadium dhe ne mund të sigurojmë vendin e parë.

Kështu që do të japim gjithçka. Unë jam gjithmonë shumë i motivuar”, u shpreh tekniku 41-vjeçar me origjinë nga Kroacia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat