Mustafa: Të vazhdojmë me serinë e rezultateve pozitive

Futboll

Mustafa: Të vazhdojmë me serinë e rezultateve pozitive

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 11:42
Burhan Mustafa

Portieri i Voska Sport, Burhan Mustafa ka folur përpara ndeshjes së sotme (ora 13:00) në Ohër kundër Tikveshit nga Kavadari.

Ai shpreson se skuadra e tij do të vazhdojë me serinë e rezultateve pozitive.

“Mezi e presim këtë ndeshje, mendoj se jemi të gatshëm për ndeshjen me Tikveshin, atmosfera është e shkëlqyer në skuadër, ashtu që besoj se do ta vazhdojmë serinë pozitive të rezultateve”, tha Mustafa.

“Si terreni vendas, gjithashtu edhe kualiteti që posedojmë në krahasim me kundërshtarin.

Mos të harrojmë se kemi edhe një ndeshje më pak në kampionat”, shtoi ai.

“Vetëbesimi i ekipit është përgjithësi është në nivel shumë të lartë, kjo për shkak serisë pozitive të rezultateve si dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës. Mes dy këtyre dy kompeticioneve kemi plotë 7 ndeshje pa humbje, ashtu që shpresoj që këtë seri ta vazhdojmë edhe pas takimit me Tikveshin”, përfundoi Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat