Adli: Kemi vetëm 2-3 për qind gjasa kualifikimi

Futboll

Adli: Kemi vetëm 2-3 për qind gjasa kualifikimi

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 12:04
Adli

Borusia Dortmundi ka bërë hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pas fitores kundër Milanit. “Milionerët” kanë fituar 1:3 kundër Milanit, në stadiumin San Siro, në qytetin e modës.

Mesfushori i Milanit, Jasin Adli pas përfundimit të ndeshjes pohoi se ai me bashkëlojtarë kanë pak gjasa për kualifikim në fazën tjetër të ligës më prestigjioze evropiane për klube.

“E dimë që ky kompeticion ka dhënë gjithmonë emocione të ndryshme, veçanërisht Milanit.

Do ta besojmë deri në fund. Kemi luajtur disa ndeshje të mira, por nuk mjafton në këtë nivel.

Do të japim gjithçka për ndeshjen me Njukasaëllin dhe do të përpiqemi të fitojmë, por kemi 2-3 për qind shanse kualifikimi. Do të japim gjithçka dhe do të shpresojmë për një rezultat pozitiv të Dortmundit”, tha Adli.

Dortmundi është në vendin e parë me 10 pikë në Grupin F, ndërkaq Milani i fundit me pesë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat