Guardiola: Isha në ankth gjatë ndeshjes

Futboll

Guardiola: Isha në ankth gjatë ndeshjes

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 12:28
Guardiola

Manchester City fitoi 3-2 ndaj Leipzig në Champions League, duke përmbysur disavantazhin 0-2 pas pjesës së parë.

Trajneri i “citizens” Pep Guardiola bëri një përmbledhje të asaj që ndodhi dje në fushë.

“Nuk e kuptoj se cfarë ndodhi në pjesën e parë. Kjo është Champions League.

Leipzig është një ekip që prej disa vitesh kualifikohet, ndërkohë që ne u lamë shumë hapësira në mbrojtje.

Duhej të fitonim duelet dhe nuk e bëmë. Kjo bëri që në pjesën e dytë të luanim me ankth”, tha Guardiola.

“Kur pëson dy golat duhet të jesh sa më i qetë të jetë e mundur.

Por, në të njëjtën kohë, reaguam mjaft mirë në pjesën e dytë. Jemi të parët në grup dhe jam i kënaque me reagimin. Skuadra vrapon, lufton dhe ka një shpirt të lartë garë”, u shpreh trajneri i kampionëve të Europës.

Guardiola pranon se në pushimin e ndeshjes ndryshoi modulin e lojës.

“Ndryshuam mënyrën e presingut në pjesën e dytë. Nuk e prisnim që ata të luanin në këtë mënyrë, pasi me 5-4-1 nuk gjenim hapësira. Jam i lumtur edhe për Haaland, që realizoi 40 gola në Champions”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat