Mediat britanike nuk “tolerojnë” barazimin në “frymën e fundit” të PSG

Futboll

Mediat britanike nuk “tolerojnë” barazimin në “frymën e fundit” të PSG

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 12:30
Pamje nga ndeshja

“Gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain dhe “bardhezinjtë” e Newcastle, nuk shkuan më shumë se barazimi, 1 me 1, në xhiron e 5-të, të fazës së grupeve të UEFA Champions League, në një përballje që u duk qartazi dominimi i pastër i “yjeve” francezë, të cilët shpërdoruan rast pas rasti, derisa barazuan falë një 11-metërshi, në minutën e 97’ të sfidës.

Mirëpo, nesër për futbolldashësit e futbollit francez, por edhe më gjerë, barazimi ishte rezultati më i merituar i sfidës, në mediumet britanike e konsiderojnë penalltinë e dhënë nga Szymon Marciniak, një “grabitjes” të pastër ndaj “bardhezinjve” të Eddie Howe.

“Rregullat janë të qarta, ajo prekje me dorë nuk ishte penallti”, “Vjedhje në Francë” apo “Vendim i neveritshëm”, janë disa prej titujve të fortë në Angli, ndërkohë që Marciniak akuzohet se ndihmoi PSG-në me vendimin e tij në “limitet” e takimit në kryeqytetin francez.

“Fatkeqësisht, kjo ndeshje do të mbahet mend për këtë vendim të pabesueshëm dhe jo për paraqitjen e jashtëzakonshme të lojtarëve të Neëcastle”,- u shpreh komentatori i TNT Sports, Ally Mçoist, me këtë të fundit, që duket se ka parë vetëm 35’ minutat e para të sfidës dhe jo dominimin e francezëve, në pjesën e dytë të lojës.

Tejet i zemëruar me rezultatin e arritur ishte edhe tekniku, Eddie Howe, i cili në deklaratën e tij pas ndeshjes nuk e përmendi fare penalltinë e dhënë, për të mos krijuar polemike, por thjesht lavdëroi skuadrën e tij, për pefromancën e jazhtëzakonshme.

“Ende po përpiqem ta pranoj atë që ndodhi…

Nuk mund të them atë që mendoj rreth penalltisë, topi preku gjoksin në fillim, thjesht jam jashtëzakonisht i kënaqur me mënyrën si luajti skuadra ime”,- tha tekniku anglez.

Ndërkaq, kujtojmë se “bardhezinjtë” e Newcastle kanë ende shanse të sigurojnë kualifikimin për në fazën e 1/16-ve, të UEFA Champions League, nëse arrin të mund “Djajtë” e Milan, në “St. James  Park” dhe nëse “gjigantët” e Paris Saint-Germain, nuk fitojnë në “Signal Iduna Park”, ndaj Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat