Hummels më i miri

Futboll

Hummels më i miri

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 12:38
Notat

Milani ka humbur nga Dortmundi në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “San Siro”.

Skuadra gjermane triumfoi me rezultat 1:3, në kryendeshje.

Golin e vetëm për italianët e shënoi Chukwueze, kurse për gjermanët realizuan Reus nga penalltia, Gittens dhe Adeyemi.

Pas kësaj humbje, Milani renditet i fundit ku ka pesë pikë, kurse Dortmundi lider me dhjetë pikë gjithsej, kështu duke e siguruar fazën e eliminimit direkt.

Në këtë ndeshje, më i miri ishte Mats Hummels me notë. 7.8 i ndjekur nga Marcel Sabitzer 7.6.

Kurse te Milani më notën më të lartë u vlerësua Chukweze 7.4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat