Sacchi: E dhimbshme ta them, ky Milan nuk është ende skuadër

Futboll

Sacchi: E dhimbshme ta them, ky Milan nuk është ende skuadër

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 12:56
Sacchi

E dhimbshme ta pranosh, por Arrigo Sacchi e thotë troç se ky Milan nuk është akoma një skuadër e mirëfilltë! Ish-trajneri legjendar i kuqezinjve, bëri një analizë për GDS pas humbjes 1-3 përballë Dortmundit.

Disfatë që minimizuar në maksimum shanset e kuqezinjtë për të vijuar rrugëtimin në Champions League.

Pasi duhet fituar takimi i fundit në Angli me Newcastle dhe verdhezinjtë e Dortmundit duhet të thyejnë PSG-në në Iduna Park.

“Gjëja e parë që më vjen të shkruaj, dhe po e shkruaj me keqardhje të madhe, është se Milani ka treguar se nuk është ende një skuadër.

Dhe nëse nuk je skuadër, nëse nuk jeni një kolektiv i bashkuar, nëse luan individualisht, nëse nuk ke distancat e duhura mes reparteve dhe nëse nuk bën presing, ti vuan shumë në Europë.

Rruga drejt kualifikimit për kuqezinjtë është një malore pothuajse e pamundur. Unë uroj që Milani t’ia dalë, por realiteti është kjo skuadër nuk të jep qetësi, nuk përcjell siguri dhe nuk ka ekuilibrin e nevojshëm”, u shpreh Arrigo Sacchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat