Trajneri i Dinamos së Zagrebit mendon edhe për kampionin e Kosovës

Futboll

Trajneri i Dinamos së Zagrebit mendon edhe për kampionin e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 13:41
Dinamo

Dinamo e Zagrebit udhëton vetëm për fitore në Astana, në ndeshjen që luhet nesër (16.30) në kuadër të Grupit C të Conference League në futboll. 

Plzen kryeson me 12 pikë, pasojnë Astana 4, Ballkani 4 dhe Dinamo 3 pikë.

Trajneri i Dinamos, Sergej Jakiroviq, mendon edhe për takimin e xhiros së fundit në Maksimir kundër Ballkanit të Therandës, kampion në fuqi i Kosovës.

“Ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë para ndeshjes me Astanën, por duhet të jemi plotësisht të përgatitur për atë që na pret, duhet të vendosim veten për të fituar që në fillim sepse vetëm fitorja do të na sjellë atë që duam, të vendosim vetë në xhiron e fundit të grupit ndaj Ballkanit”, - tha Jakiroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat